Politike

Basha tregon diferencat me LSI-në: Kur të vijmë në pushtet, do harmonizojmë programin

6 Prill 2021, 19:30 Nga DOSJA
Basha tregon diferencat me LSI-në: Kur të vijmë në pushtet,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar edhe ndryshimet e Partisë Demokratike me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Basha tha se të dyja partitë kanë diferenca por që i bashkon vetëdijesimi.

Sipas Bashës, kur të vijnë në pushtet, do të harmonizojnë programin në funksion të qytetarëve shqiptarë.

“Janë të gjitha partitë në aleancën tonë. Mund të krijohen parti të tjera, janë krijuar parti të tjera, por kjo nuk e zbeh faktin që tek ne janë partitë që identifikojnë votuesit shqiptarë ndër vite. LSI po garon me një listë të veçantë, por do të garojmë sëbashku. Ka diferenca me LSI-në, por e përbashkëta është vetëdijesimi. Kemi diferenca programore, por kemi për detyrim që kur të jemi në pushtet të harmonizojmë programin në funksion të qytetarëve shqiptarë. Partia Demokratike vjen me një program propozimesh e planesh të përllogaritura për të realizuar qëllimin final: rritja ekonomike, e të ardhurave dhe mirëqenies së qytetarëve. Më 25 prill, qytetarët shqiptarë do të vendosin ndërmjet sjelljes së Bangladeshit në Shqipëri dhe futjes së Shqipërisë në Europë,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 18:45

Basha pyet qytetarët: A jeni pro ndryshimit? 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pyetur qytetarët ditën e sotme nëse janë pro ndryshimit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkrua...