Politike

VIDEO/ Rama bisedë me Milva Ekonomin: Si është gjendja andej? Malukatët po na sabotojnë me infektime përditë 

6 Prill 2021, 19:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama bisedë me Milva Ekonomin: Si është gjendja andej?

PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me kandidaten për deputete në Durrës, Milva Ekonomi ditën e sotme. Teksa po udhëonte me makinë në mes të pyjeve të Pëmetit, Rama shfrytëzoi mundësinë dhe bisedoi me Milvën për çështjet e fushatës.

Rama e pyeti Ekonomin për vazhdimësinë e fushatës elektorale në Durrës dhe më pas u ndal te vaksinimi, ku tha se malukatët (opozita) po e sabotojnë vaksimin e popullsisë për shkak të fushatave që bëjnë duke mbledhur turma njerzish.

Telefonata:

Rama: Alo. Milva si je?

Ekonomi: Mirmbrëma si jeni kryeministër,

Rama: Unë mir jam, po ec në pyje, në një rrugë Leskovik-Përmet, natyrë fantastike, ka rënë errësira, po them të bëj ca telefonata. Si duket situata në Durrës?

Ekonomi: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokraci, me portalet, janë super entuziastë.

Rama: Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.

Ekonomi: Edhe ata e kishin parasysh. Kishin vuajtur gjatë

Rama: Po uji u hap erdhi?

Ekonomi: Erdhi, në Krujë kanë bërë 3 pilotime. Kanë qenë shumë mirë, ka shumë entuziazëm. Kam takuar dhe bizneset, dhe dy vendet në Kala që kanë entuziazëm, kur do ndodhte.

Rama: Po ç’entuziazëm, s’kanë pasur ujë gjithë jetën. Edhe këtu në Leskovik, ska pasur ujë,  jo se kanë pasur e hoqëm ne. Shyqyr zotit po i bëjmë, dhe të mbyllet kjo histori. Po durrskakët e mi ç’thonë? Alo. Ja e shikon më iku vala, më ikën vala Milva. Se jam këtej nëpër rrugë pa shumë valë. Në Thumanë?

Ekonomi: Në Thumanë po ecën Rindërtimi, për energjinë elektrike kishte shumë falënderime. Shumë familje që kishin heq hallet, i punonte telvizori, lavatriçja.

Rama: Ishe copë copë aty, zonë e vështirë. Këto të Rindërtimit janë botë tjetër, shumë më shumë ç’kanë qenë. Katër herë Durrësi po të pyes, ti më çon sa në Krujë e Thumanë. Mirë ma bëre.

Ekonomi: Ju çova këtu se ishte zbulim. Prandaj ju zbulova. Padurimi i Rindërtimit është shumë prezent. Shtyn të mbarojë sa më shpejt.

Rama: Durrësi patjetër, por ka dhe volumet më të mëdha. Me pallate, apartamente, tani jemi përqëndruar ne, po t’i çojmë ditë për ditë vizitë në Spitallë, ku më përpara, edhe njëçik durim, do e kenë super ata. Duhet me i kontaktu dhe i fol që të bëjnë durim. Pak durim mos lëkunden, se me ata të tjerët s’ka Rindërtimi, s’ka vaksinim. Bëja të qartë.

Ekonomi: Tjetra, më thatë vaksinimin. Nuk e keni idenë sa i rëndësishëm është.

Rama: Jo mo jo, nuk e di unë i shkreti, i mësoj nganjëçik.

Ekonomi: Më pyesin, për vaksinimin

Rama: Tani i thuaj këtë javë e ulim fashën. Duhet të punojmë intensivisht. Pavarësisht se ata malukatët na sabotojnë me atë infektimin e përditshëm. Do zoti nuk na çojnë në situata si në Kosovë e Mal të Zi. Shkoi një fushatë dhe marshimet e fushatës me lëkurët e njerëzve largqoftë, Po hajde këta janë.

Ekonomi: Faleminderit

Këtë metodë Rama e ka ndjekur edhe më parë me Damian Gjiknurin. Rama i tha Gjiknurit nëse do e bëjë tërmet Vlorën me fitore.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama milva ekonomi zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama milva ekonomi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 18:45

Basha pyet qytetarët: A jeni pro ndryshimit? 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pyetur qytetarët ditën e sotme nëse janë pro ndryshimit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkrua...