Politike

Kulisat! Pandeli Majko sulmon Baton Haxhinë: Ia ka ka parë hajrin Kosova, s’besoj se do bëjë gjë me historitë brenda

6 Prill 2021, 11:11 Nga DOSJA
Kulisat! Pandeli Majko sulmon Baton Haxhinë: Ia ka ka parë hajrin

TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka sulmuar gazetarin nga Kosova, Baton Haxhiun. Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Majko tha se gazetari dhe analisti nuk do të fitonte gjë nëse nxiste histori të çuditshme. 

Madje, në fjalën e tij, risolli në kujtesë një histori me të ndjerin deputetin e PS-së, Moikom Zeqo. Ky i fundit, kishte dëgjuar një intelektual nga Kosova kishte pirë dhe shante serbisht. Majko nuk përmendi me emër për cilin bëhej fjalë por nënkuptoi se ishte në emër të Haxhiut. 

Sokol Balla: Në portale pranë qeverisë, një qëndrim i zotit Haxhiu, i cili etiketoi radhitjen tuaj në bazë të mospëlqimit që kryetari ka ndaj jush. 

MAJKO: Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do bëjë ndonjë hajër të madh këtu duke komentuar apo nxitur historira të çuditshme brenda PS-së. Historitë e PS janë shumë të ndryshme nga të zotit Haxhiu. Kur dëgjoj këta tipa më kujtohet një histori me mikun tim Moikom Zeqo, kemi qenë të ftuar në një konferencë ndërkombëtare. Pas natës së 2 a të 3 të natës, më troket Moikomi në derë, më thotë se kam parë një gjë të tmerrshme. Ajo që kishte ndodhur ishte se një nga intelektualët nga Kosova kishte pirë pak më shumë se sa duhet dhe kishte nisur të shante në serbisht, por zakonisht kur shan, shan në gjuhën e nënës. Kjo mu kujtua kur më përmende Batonin,”- tha Majko.

Po çfarë tha Haxhiu për kulisat brenda selisë së PS-së, që “shqetësoi” Majkon?

I ftuar në “Euronews”, Haxhiu u shpreh se “të vjetrit” e PS-së ishin vendosur në fund të listave për t’u ndëshkuar nga Rama: Nga pikëpamja politike Majko dhe Xhafaj janë të ndëshkuarit e Edi Ramës. Rama ka bërë një gjueti shtrigash jo me kundërshtarët pasi tani në Rilindje nuk ka më, por edhe njerëzit që një herë në jetën e tyre kanë guxur të bëjnë një gjë ndryshe nga sa u ka thënë shefi.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike baton haxhiu pandeli majko baton haxhiu pandeli majko

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 10:37

Rama: Vrasjet janë përgjysmuar në Shqipëri!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pyetur ndjekësit e tij në Instagram, se sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit. Ai ka vendosur dy alternativa...