Politike

Masat e sigurisë për 50 protestuesit e 11 majit/ Spaho: Gjyq politik, do i dëmshpërblejmë

14 Maj 2019, 14:22 Nga DOSJA
Masat e sigurisë për 50 protestuesit e 11 majit/ Spaho: Gjyq politik,

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Edmond Spaho,ka reaguar pas dhënies së masave të sigurisë ndaj 50 protestuesve të 11 majit, ku 20 prej tyre janë lënë në burg, tha se ata janë të gjithë të burgosur politik të regjimit të Edi Ramës.

Gjatë një pronocimi për mediet, Spaho deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë vendimet janë nën urdhrat politik të Ramës, ndërsa shtoi se të burgosurit politikë do të dëmshpërblehen.

“Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës. Ata janë bijtë e pinjollëve komunistë dhe do të japin llogari, kur nesër PD të jetë në pushtet. Këta të burgosur do të cilësohen si persona të burgosur politik e do dëmshpërblehen. Fundi i Ramës do të jetë i paevitueshëm. Në protestën e radhës do të na ketë më shumë kundër tij”, u shpreh Spaho.

(a.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 50 te arrestuarit edmond spaho protesta e opozites 11 maj 2019 50 te arrestuarit edmond spaho protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll