Politike

‘Nderi është i gjithi i yni’, Rama: Kemi kryer më shumë se 200,000 vaksinime, nuk do ndalemi

6 Prill 2021, 07:21 Nga DOSJA
‘Nderi është i gjithi i yni’, Rama: Kemi kryer më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria ka arritur më shumë se 200, 000 vaksinime.

Ai ka ndarë një video në Facebook, në të cilën shfaqen të moshuarit që marrin vaksinën. Rama shkruan se nderi është i gjithi i tyre e se nuk do ndalen derisa të fitojnë përballjen me armikun e padukshëm.

POSTIMI:

Nderi është i gjithi i yni
*Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 200,000 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm.
Rrofshi sa malet

Sot është dita e dhjetë e vaksinimit masiv në vend dhe deri më sot numërohen 206 mijë e 708 qytetarë të vaksinuar. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll