Sport

VIDEO/ Dembele shpëton 767 paraqitjet e Messit, Barcelona ia del në frymën e fundit përballë Real Valladolid

5 Prill 2021, 21:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Dembele shpëton 767 paraqitjet e Messit, Barcelona ia del në

SPANJË– Në javën e 29-të të La Liga-s Barcelona ia doli të fitojë ndaj Real Valladolid me shifrat 1-0 vetëm në frymën e fundit të ndeshjes. Një sukses i tillë bën që katalanasit të jenë vetëm -1 pikë nga Atletico Madrid. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, me Barçën që pati dy mundësi të arta shënimi në fund të fraksionit të parë.Në pjesën e dytë, ekipi i Koeman e shtoi akoma më shumë presionin, por megjithatë hasi një mbrojtje të ngjeshur të Valladolid, si dhe një portier si Masip në ditë shumë të mirë.

Në minutën e 80’, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pas një ndërhyrje të ashpër të Oscar Plano ndaj Dembele, me lojtarin mik që u ndëshkua me karton të kuq menjëherë. Barcelona u hodh e gjitha në sulm dhe në minutën e 90’ të takimit gjeti edhe golin e fitores.

Ousmane Dembele edhe një herë u konfirmua hero për katalanasit, teksa shënoi me një goditje fluturimthi. Një fitore që erdhi në 767 paraqitje të Leo Messit duke u bërë futbollisti më me shumë prezenca me fanellën e Barcelonës.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll