Aktualitet

Rama fsheh numrin: Mbërrin partia e parë nga 22 mijë e 230 dozat e Pfizer që do lëvrohen deri më 20 prill

5 Prill 2021, 20:08 Nga DOSJA
Rama fsheh numrin: Mbërrin partia e parë nga 22 mijë e 230 dozat

TIRANË– Një pjesë e 22 mijë e 230 dozave të vaksinave Pfizer që kryeministri Rama ka premtuar se do të mbërrijnë brenda 20 prillit në Shqipëri, kanë ardhur sot. Përmes një statusi në Facebook, Rama bëri me dije se sot ka ardhur ‘partia e parë’ pa bërë me dije saktësisht se sa doza mbërritën mbrëmjen e sotme në Rinas.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv,”- shkruan Rama.

Kreu i qeverisë premtoi sot se brenda 10 ditëve do të mbërrijnë edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse SputNIK v. Sot ëshë dita e nëntë e vaksinimit masiv në vend dhe deri më sot numërohen 206 mijë e 708 qytetarë të vaksinuar. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi shqiperia nis vaksinim edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi shqiperia nis vaksinim

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 17:48

SHKODËR– Dosja.al ka siguruar videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, të njohur ndryshe dhe me nofkën ‘Kumbari i Shkodrës’. Autorët të cilët deri më tani...