Aktualitet

Vrasja e ‘Kumbarit të Shkodrës’ bën jehonë në mediat serbe: Do sjellë një seri ekzekutimesh, Bardhok Pllanaj ishte dr

5 Prill 2021, 18:34 Nga DOSJA
Vrasja e ‘Kumbarit të Shkodrës’ bën jehonë

SERBI– Vrasja e Bardhok Pllanaj ka bërë bujë edhe në mediat serbe. Blic.rs shkruan se ekzekutimi i Pllanajt do të sjellë një seri vrasjesh të tjera dhe se “Kumbari i Shkodrës”, ishte drejtuesi i mafias lokale në Shkodër.

“Sulmuesit e panjohur vranë Bardok Planaj (46), i njohur gjithashtu si “Kumbari”, në Shkodër. Siç thuhet, në makinën nga e cila u qëlluan, ishin tre sulmues që përdorën kallashnikov. Jo shumë larg vendit të të shtënave, u gjet një veturë e djegur e sulmuesit me mbetjet e armës. Kjo vrasje ishte një nga vrasjet më të mira të organizuara mafioze. Planaj njihej si një nga drejtuesit e mafies lokale, i cili, megjithëse kishte probleme me ligjin, arriti të shmangte ndëshkimin. Thuhet se kjo vrasje mund të fillojë një seri vrasjesh të reja në Shkodër,”- shkruan Blic.rs.

Pllanaj u ekzekutua një natë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës. Autorët e ndoqën dhe ecën paralelisht me të për 150 metra dhe zbrazën 120 plumba kallashnikovi me mjetin “Range Rover”, ku dhe ndodhej ‘Kumbari i Shkodrës’. Më pas dogjën mjetin dhe u larguan.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 17:48

SHKODËR– Dosja.al ka siguruar videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, të njohur ndryshe dhe me nofkën ‘Kumbari i Shkodrës’. Autorët të cilët deri më tani...

Aktualitet 5 Prill 2021, 13:51

Digjet shtëpia në Valias, evakuohen familjarët

TIRANË– Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të ...