Aktualitet

“E goditi një tjetër”, pamja nga lart që nxjerr blof Policinë e Shtetit për aksidentin e ish-deputetit, ‘Benz’-i i

5 Prill 2021, 19:11 Nga DOSJA
“E goditi një tjetër”, pamja nga lart që nxjerr blof

TIRANË– Fotoja e siguruar nga Dosja.al e shkrepur nga lart duke sjellë një pamje mjaft të qartë, ka nxjerr blof Policinë e Shtetit për aksidentin ku u përfshi ish-deputeti Aqif Rakipi. Siç shihet edhe në foto, mjeti me njgyrë të zezë, i llojit “Mercedez Benz”, (me rreth ngjyrë blu) që është e ish-deputeti Aqif Rakipi (me rreth të kuq), qëndron me drita të ndezura dhe njërën derë të hapur.

Nëse mjeti, do të kishte qenë i parkuar siç edhe tha Policia e Shtetit në njoftimin e saj, makina do të ishte në një tjetër pozicion, do të kishte dritat fikur dhe derën mbyllur. Por, fotoja tregon se ngjarja nuk ka qenë plotësisht siç tregoi Policia e Tiranës në njoftim, që bëri fajtor drejtuesin e makinës tjetër, me ngjyrë portokalli të ndezur.

Ky i fundit, mund edhe të ketë qenë shkelësi dhe fajtori në këtë përplasje, por nuk mund të mohohet as përfshirja e Rakipit në këtë mes. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Kjo është hera e dytë që ish-deputeti përfshihet në një aksident automobilistik. Në vitin 2017. Rakipi përplasi për vdekje një këmbësor dhe doli i pafajshëm një vit më vonë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet aqif rakipi aqif rakipi aksidentohet aqif rakipi aqif rakipi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 17:48

SHKODËR– Dosja.al ka siguruar videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, të njohur ndryshe dhe me nofkën ‘Kumbari i Shkodrës’. Autorët të cilët deri më tani...

Aktualitet 5 Prill 2021, 13:51

Digjet shtëpia në Valias, evakuohen familjarët

TIRANË– Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të ...