Aktualitet

5 Prill 2021, 17:48 Nga DOSJA

SHKODËR Dosja.al ka siguruar videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, të njohur ndryshe dhe me nofkën ‘Kumbari i Shkodrës’. Autorët të cilët deri më tani dyshohet se janë tre, kanë ecur paralaelisht me mjetin “Range Rover”, brenda të cili ndidhej 46-vjeçari.

Pas thuajse 150 metrash udhëtim, atentatorët kanë nxjerrë kallashnikovin në dritaren e mjetit të tyre dhe kanë qëlluar plot 120 herë mbi të ‘fortin’ e zonës, duke e lënë të vdekur në vend. Fatale ishin plumbat që Pllanaj mori në kokë dhe gjoks.

Edhe pse ‘Kumbari i Shkodrës’ ishte i vdekur në timon, makina vijoi të ecte derisa u përplas me murin e një biznesi.

Ndërsa autorët, pak metra larg vendit ku kryen krimin, braktisën mjetin me targa italiane, bashkë me dy armë zjarri brenda tij, një prej tyre, kallashnikov. Dyshohet se janë 4 persona të përfshirë në atentat, por vetëm tre mendohet të kenë qenë në makinën “Passat” me targa italiane, ndërsa tjetri i ka larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka djegur mjetin e përdorur për krimin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 13:51

Digjet shtëpia në Valias, evakuohen familjarët

TIRANË– Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të ...