Aktualitet

Rama: Brenda 10 ditësh vijnë 50 mijë doza të tjera të Sputnik V në Shqipëri

5 Prill 2021, 16:51 Nga DOSJA
Rama: Brenda 10 ditësh vijnë 50 mijë doza të tjera të

TIRANË– Brenda 10 ditëve në vendin tonë pritet që të vijnë 50 mijë doza të tjera vaksinash anti-Covid të Sputnik V. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama. Në një status në Facebook, Rama shkruan se luftën me Covid-19, Shqipëria do ta fitojë me forcën e karakterit e të kembënguljes.

Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet. Vizito Qendrën e informacionit për COVID-19 për burimet në lidhje me vaksinën. Merr informacione për vaksinën,”- shkruan Rama.

Sot ëshë dita e nëntë e vaksinimit masiv në vend dhe deri më sot numërohen 192 mijë e 882 qytetarë të vaksinuar.  Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 13:51

Digjet shtëpia në Valias, evakuohen familjarët

TIRANË– Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të ...