Aksidentohet ish-deputeti, përplaset me një makinë tek “Air Albania”, policia: Aqif Rakipi e kishte të parkuar, e goditi
5 Prill 2021, 18:35Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputeti Aqif Rakipi është aksidentuar mbrëmjen e sotme. Për herë të dytë, katër vite pas aksidentit ku vdiq një kalimtar pas përplasjes nga mjeti i Rakipit, ky i fundit është gjendur sërish i përfshirë në një aksident automobilistik. Dosja.al ka siguruar edhe foton e shkrepur nga lart, pranë stadiumit “Air Albania” ku mjeti i llojit ‘Mercedez Benz”, me njgyrë të zezë në pronësi të Rakipit, u përplas me një tjetër.
Policia e Tiranës nxitoi të fajësonte drejtuesin e mjetit me ngjyrë portokalli të ndezur, siç shihet dhe në foto, duke shtuar gjithashtu se e ka ndëshkuar me gjobë. Në njoftimin zyrtar u tha se mjeti i Rakipit ishte i parkuar dhe se e kishte goditur mjeti tjetër.
Por fotoja e publikuar nga Dosja.al nuk tregon këtë gjë. Siç shihet edhe në foto, mjeti me ngjyrë të zezë, i llojit “Mercedez Benz”, (me rreth ngjyrë blu) që është e ish-deputeti Aqif Rakipi (me rreth të kuq), qëndron me drita të ndezura dhe njërën derë të hapur. Nëse mjeti, do të kishte qenë i parkuar siç edhe tha Policia e Shtetit në njoftimin e saj, makina do të ishte në një tjetër pozicion, do të kishte dritat fikur dhe derën mbyllur. Drejtuesi i mjetit tjetër, me inicialet B.Xh., mund edhe të ketë qenë shkelësi dhe fajtori në këtë përplasje, por nuk mund të mohohet as përfshirja e Rakipit në këtë mes.
Fatmirësisht nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Kjo nuk është hera e parë që Rakipi përfshihet në një aksident automobilistik. Aqif Rakipi përplasi për vdekje një këmbësor në gusht të vitit 2017, por një vit më vonë u shpall i pafajshëm. Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, në momentin që Rakipi udhëtonte me mjetin e tij dhe një qytetar i identifikuar si Seit Sorra zbriti nga furgoni dhe kaloi rrugën.
Ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në atë aksident fatal për jetën e një kalimtari pasi sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka patur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshin nga përgjegjësia. Mbetet për tu parë nëse këtë herë do t’i shpëtojë përgjegjësisë, njësoj si para katër viteve.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SERBI– Vrasja e Bardhok Pllanaj ka bërë bujë edhe në mediat serbe. Blic.rs shkruan se ekzekutimi i Pllanajt do të sjellë një seri vrasjesh të tjera dhe se “Kumb...
Aktualitet 5 Prill 2021, 17:48
SHKODËR– Dosja.al ka siguruar videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, të njohur ndryshe dhe me nofkën ‘Kumbari i Shkodrës’. Autorët të cilët deri më tani...
TIRANË– Brenda 10 ditëve në vendin tonë pritet që të vijnë 50 mijë doza të tjera vaksinash anti-Covid të Sputnik V. Lajmin e ka bërë me dije vetë kry...
SHQIPËRI- 2274 viktima, 30 mijë e 90 të sëmurë aktivë dhe 94 mijë dhe 94 mijë e 431 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi ...
DELVINË– Fotot që po shikoni vijnë nga fshati Dhrovjani në Delvinë ku siç shihet është vetëkrijuar edhe një tjetër gropë e madhe me një perimetër af...
TIRANË– Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të ...
TIRANË– Tre fëmijë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Kamë...
TIRANË– Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese...
TIRANË– Një gjest prekës vjen nga Indonezia ku një grup vullnetarësh shqiptar kanë hapur një pus uji në nder të Arjan Salës.Lajmin e ka bërë të ditur...