Aktualitet

MISTER/ Hapet vetë gropa me perimetër afro 10 metra në Delvinë, e dyta brenda pak javësh

5 Prill 2021, 14:45 Nga DOSJA
MISTER/ Hapet vetë gropa me perimetër afro 10 metra në

DELVINË– Fotot që po shikoni vijnë nga fshati Dhrovjani në Delvinë ku siç shihet është vetëkrijuar edhe një tjetër gropë e madhe me një perimetër afro dhjetë metra. Kjo gropë është shumë pranë një tjetër grope të njëjtë, që është krijuar para pak javësh.

Gropat ndodhen në afërsi të ish-minierës së Kripës, janë mjaft të thella dhe brenda tyre ka ujë. Një fenomen i tillë ndodh pas një tërmeti të fortë, ngjarje që është parë më herët edhe në Zagreb të Kroacisë.

Nuk dimë të themi nëse edhe këtë herë bëhet fjalë për pasoja të të njëjtit fenomen. Ekziston mundësia që në këtë zonë të ketë edhe gropa të tjera në ditët në vijim.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet delvine gropa ne delvine delvine gropa ne delvine

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Prill 2021, 13:51

Digjet shtëpia në Valias, evakuohen familjarët

TIRANË– Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të ...