Del bilanci i 24 orëve të fundit, shënohen 9 viktima dhe 264 raste të reja me Covid
5 Prill 2021, 16:38Nga DOSJA
SHQIPËRI- 2274 viktima, 30 mijë e 90 të sëmurë aktivë dhe 94 mijë dhe 94 mijë e 431 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë. Në njoftimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 9 qytetarë nga Covid-19. 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç, nuk e kanë fituar betejën me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2092 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat, 14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (05 Prill 2021) Raste të reja ditore 264 Të shëruar në 24 orë 589 Të shtruar në spitale 255 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2092
Testime totale 572,719 Raste pozitive 126,795 Raste të shëruara 94,431 Raste Aktive 30,090 Humbje jete 2274
DELVINË– Fotot që po shikoni vijnë nga fshati Dhrovjani në Delvinë ku siç shihet është vetëkrijuar edhe një tjetër gropë e madhe me një perimetër af...
TIRANË– Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të ...
TIRANË– Tre fëmijë të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Kamë...
TIRANË– Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese...
TIRANË– Një gjest prekës vjen nga Indonezia ku një grup vullnetarësh shqiptar kanë hapur një pus uji në nder të Arjan Salës.Lajmin e ka bërë të ditur...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, pranë Universitetit të Sporteve.Dosja.al mëson së një makinë ka përplasur një vajzë, ndërsa k...
Dhuna në familje ka shpërthyer gjatë pandemisë sa kohë kufizimet na mundësuan më tepër orë qëndrimi në banesë dhe për rrjedhojë, më tepër orë pranë të afërmve. ...
BERAT– Policia e Beratit ka bërë të ditur se ka marrë në pyetje qytetarin Xhimi Gjishti. Ky i fundit bëri të ditur se pas publikimit të videos që një qytetari i...