Aktualitet

Hapet një pus uji në nder të Arjan Salës në Indonezi, i vëllai jep lajmin dhe shpërndan pamjet prekëse

5 Prill 2021, 12:26 Nga DOSJA
Hapet një pus uji në nder të Arjan Salës në Indonezi, i

TIRANË– Një gjest prekës vjen nga Indonezia ku një grup vullnetarësh shqiptar kanë hapur një pus uji në nder të Arjan Salës.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edmond Sala nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sapo u hap një pus uji ne Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait im të dashur. Shpirti vëllait, emri vëllait, Heroi vëllait HERO.”- shkroi ai.

Arjan Sala ishte shefi i  sigurisë, i cili humbi jetën heroikisht pas një zjarri të rënë në magazinën e një qendre tregtare ku arriti të shpëtojë 25 punonjës që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, 32-vjeçari u bllokua në katin -1, pasi flakët shpërthyen, duke humbur jetën.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala edmond sala arjan sala edmond sala

Sondazh

Poll