Rama tregon si do i zgjedhë ‘çunat’ e Kukësit që do vijnë nga Londra: Në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjev
5 Prill 2021, 16:18Nga DOSJA
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se si do t’i seleksionojë ata që do të bëjnë udhëtimin nga Londra në Kukës, siç edhe e ka premtuar më herët.
I pranishëm në Korçë, Rama tha se ata do t’i seleksionojë në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që i kanë bërë kur thoshtë që do të bënte aeroport në Kukës.
“Aeroporti i Kukësit për pak ditë hap dyer për uljen e parë të Air Albanias me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë aeroport në Kukës,”- tha Rama ndër të tjera.
DIBËR- Kandidati i pavarur për deputet në Dibër, Elton Debreshi është gjobitur ditën e sotme me 50 milion lekë. Arsyeja e gjobitjes është tubimi që Debresh...
KRUJË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar diten e sotme në qytetin e Krujës grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës” me titullin “Mj...