Tubim në Bulqizë, gjobitet me 50 milion lekë kandidati për deputet në Dibër: Kjo është vepër e Edi Ramës, partitë jan
5 Prill 2021, 16:07Nga DOSJA
DIBËR- Kandidati i pavarur për deputet në Dibër, Elton Debreshi është gjobitur ditën e sotme me 50 milion lekë. Arsyeja e gjobitjes është tubimi që Debreshi bëri në Bulqizë më 26 Mars duke mbledhur njerëz në fushatën e tij elektorale. Në një postim në Facebook, Debreshi shkruan se kjo gjobë është vendosur nga Edi Rama, për shkak të frikës që ka për mbështetjen e madhe që ai ka marrë në Dibër. Ai shkruan se të gjitha partitë e tjera janë bashkë, pasi edhe PD-ja ka bërë tubime dhe fushata në të gjithë vendin dhe nuk është gjobitur për asnjë nga fushatat që ka bërë.
Postimi i plotë:
50 MILIONE LEKE GJOBE. Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars. Per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem. Autori i vertete i kesaj gjobe eshte Edi Rama. Ai dhe partite e tjera kane frike nga mbeshtetja e madhe qe po marrim ne cdo fshat dhe qytet te Dibres. Fakti qe per te njejtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partite jane bashke. Dje ishin bashke kunder greves dhe protestave tona, sot jane bashke kunder kandidimit te nje minatori. Mua nuk me frikeson nje gjobe. Nuk frikeson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo. Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KRUJË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar diten e sotme në qytetin e Krujës grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës” me titullin “Mj...
Në vizitën e tij në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është takuar me disa të rinj shkodran të cilët e kanë pritur tek Ura e Bunës. Pasi i falën...
TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu ka publikuar një komunikim me një mikun e tij në Facebook, me anë të ...
Politike 5 Prill 2021, 13:20
SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve dhe punonjë...