Politike

Rama: Kompania arabe do ndërtojë resortin e skive në Korçë! Opozita, një sallatë ruse që vjen era qepë e raki me një l

5 Prill 2021, 15:15 Nga DOSJA
Rama: Kompania arabe do ndërtojë resortin e skive në

KORÇË– Korça do të ketë një resort skish në Nikolicë. I pranishëm në qytetin turistik, Rama tha se komapnia arabe dhe grupi EMAR do të kenë në duar dhe projektin e këtij resorti skish, pas nisjes së transformimit të Portit të Durrësit. Rama tha se me këtë projekt e shumë porte e aeroporte të tjera, do të bëjë Shqipërinë kampione të turizmit, eksportit bujqësor dhe agroturizmit. Nuk munguan as sulmet ndaj Opozitës. Rama komentoi grumbullimet në mitingjet e kryedemokratit Lulzim Basha.

Për projektin e Nikolicës, Rama tha se do të shkojë sërish në Korçë, për të prezantuar detaje të mëtejshme. Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar veten si qeverisës së vetëm të një mandati. I pranishëm në Korçë, Rama tha se mandati i dytë ishte me dy luftëra që mund të plandosnin në tokë edhe një elefant. Krahasuar me vendet e rajonit, Rama tha se Shqipëria ka avancuar shumë me procesin e vaksinimit, ndërsa të tjerët po përpëliten për një dorë dozash të vaksinave anti-Covid. 

Nuk munguan as sulmet ndaj Opozitës. Rama komentoi grumbullimet në mitingjet e kryedemokratit Lulzim Basha, duke e krahasuar situatën me Kosovën dhe Malin e Zi. Kreu i qeverisë tha se në të dyja vendet e rajonit dolën në fushata si të marrë dhe për pasojë shumë të tjerë kaluar në botën tjetër, pas infektimit me Covid-19. Sipas Ramës e gjitha kjo bëhet për të treguar se janë një uragan, që sipas tij është uragani i ‘Ndoc Rrokut’, siç edhe e ka thënë shumë herë më parë. Në fund, kryeministri tha se nuk u besohet vota atyre të Partisë Demokratike që kanë për lider një person që nuk i duhet as dreqit.

Rama nuk e ka kursyer as Ervin Salianjin, në momentin që ka sulmuar Opozitën. Ai tha se ishte mirë ai i kërnackave më herët, por tashmë ka ardhur ky i Babales, referuar çështjes ku u përfshi Salianji, duke shtuar se ndoshta me këtë të fundit do të hapin një kompani videosh e përgjimesh. Listën e Opozitës, Rama e ka konsideruar si një sallatë ruse që vjen era qepë e raki.

Ata që do të vijnë nga Londra në aeroportin e Kukësit, Rama tha se do t’i seleksionojë në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që i kanë bërë kur thoshtë që do të bënte aeroport në Kukës.  Referuar Reformës në Drejtësi, kryeministri Rama ka përmendur edhe një herë tjetër gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet pas hekurave pasi u vu në pranga për korrupsion. Rama tha se drejtësia po pastrohet nga llumi, teksa Hoxhën e quajti gjyqtare monstër që shiste e blinte drejtësi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 5 Prill 2021, 13:20

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve dhe punonjë...