Politike

Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” grupin “Pleqtë e Krujës” : Me talent e përkushtim u kanë transmetuar bre

5 Prill 2021, 15:27 Nga DOSJA
Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” grupin

KRUJË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar diten e sotme në qytetin e Krujës grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës” me titullin “Mjeshtër i Madh”. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se grupi “Pleqtë e Krujës” me talentin dhe  përkushtimin e tyre u kanë falur dhe transmetuar brezave më të vegjël trashgiminë kulturore.

Në postim Meta gjithashtu ka bërë të ditur se ka dekoruar Mehmet Nallbani dhe dy ndihmësit e tij Dragush Gega dhe Bujar Bardhi për punën e tyre të palodhur në nxitjen e turizmit në këtë zonë.

Postimi i plotë:

Në Krujën e shenjtë për çdo shqiptar, ku historia, tradita, vlerat kombëtare,  patriotizmi dhe krenaria shpalosen pranë njëra-tjetrës dhe ku kështjella e pamposhtur e Gjergj Kastrioti Skënderbeut spikat si dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar dhe europian, pata kënaqësinë të vlerësoj sot një buqetë të shquar personalitetesh të artit dhe të kulturës së kësaj treve. Për kontributin e madh të dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane, çmova me Titullin “Mjeshtër i Madh”, grupin karakteristik  “Pleqtë e Krujës”, që me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë tonë të pasur kulturore e shpirtërore. Vlerësova gjithashtu studiuesin e krijuesin e talentuar Mehmet Nallbani, si dhe dy kontributorët e palodhur për nxitjen e turizmit në këtë trevë, Dragush Gega dhe Bujar Bardhi. Është tepër e rëndësishme, që trashëgiminë tonë të pasur shekullore në çdo fushë, ta mbrojmë dhe ta promovojmë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar, zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe prosperitetit të qytetarëve tanë, për të qenë krenarë, që janë shqiptarë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dekorim meta ne kruje pleqte e krujes dekorim meta ne kruje pleqte e krujes

Sondazh

Poll

Politike 5 Prill 2021, 13:20

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve dhe punonjë...