Politike

Rama: Do ta bëj Shqipërinë kampione të turizmit, eksportit bujqësor dhe agroturizimit

5 Prill 2021, 15:39 Nga DOSJA
Rama: Do ta bëj Shqipërinë kampione të turizmit, eksportit

KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipërinë do ta bëjë një kapmione të turizmit, eksportit bujqësor dhe agroturizmit. I pranishëm në Korçë, Rama tha se ajo zonë është bërë një vend vibrues për turizmin, por që Shqipëria do të hapej akoma më tej. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Falë Rilindjes Urbane në Korçë janë hapur shumë sipërmarrje, të vogla që zhvillohen dita ditës, kanë krijuar punë për familjet që kanë transformuar shtëpitë e tyre në bujtina por edhe për të tjerët. Korça është bërë një hapësirë vibruese për ekonominë locale. Nëse sot flasim për Korçën si një destinacion turistik na duket normale, por disa vite më parë, para se ne të merrnim mandatin e parë, flisnin ne për të ardhmen e këtij vendi…për turizmin. Por turizmi ishte një fjalë e pa mbështetur. Para pak ditësh pashë një raport të bankës botërore të vitit 2008, kur flitej për boom turistësh në Shqipëri dhe ky bum ishte shumë më pak se sa ai që sot ka vetëm Korça. Këtu është vendi i duhur për të thënë që ambicia jonë në vizionin Shqipëria 2030, është që ta bëjmë Shqipërinë kampionë të turizimit, të eksportit bujqësor dhe agroturizimit. Është krejtësisht i mundur dhe tashmë ka hyrë në rrugën e realizimit të tij. Nëse flasim për investime të mëdha, mund të flasim për Durrësin, do ta bëjë kompania e huaj portin më të madh në Mesdhe, në Vlorë e Sarandë ku aktualisht është në kantier. Nëse flasim për dy portet e tjera gjithashtu. Këto janë investime. Në këto dy mandate ne kemi ndërtuar një platformë të re që do ta ngremë Shqipërinë në një tjetër nivel.

LAJM KRYESOR: Rama: Kompania arabe do ndërtojë resortin e skive në Korçë! Opozita, një sallatë ruse që vjen era qepë e raki me një lider që s’i duhet dreqit, do dalim nga errësia e Covid-19 kur të tjerët përpërliten (Krahasimi me rajonin dhe kunja për Salianjin)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 5 Prill 2021, 13:20

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve dhe punonjë...