Politike

Rama i lë në duar një tjetër vend kompanisë arabe: Jemi në diskutime për Nikolicën e Korçës

5 Prill 2021, 15:45 Nga DOSJA
Rama i lë në duar një tjetër vend kompanisë arabe: Jemi

KORÇË– Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Korça se kompania arabe dhe grupi Emaar do të transformojnë një tjetër zonë të Shqipërisë.

Përveç Portit të Durrësit, Rama tha se është në diskutime për Nikolicën e Korçës, ku do të ndërtohet resorti i skive që sipas kryeministrit do të çelë një tjetër etapë të turizmit në vend. Për projektin, Rama tha se do të shkojë sërish në Korçë, për të prezantuar detaje të mëtejshme.

“Nuk e di a e ka ndarë me ju Niko gjatë kësaj kohe, por me kompaninë që po ndërton portin e Durrësit (grupi Emaar), jemi në diskutim për të ndërtuar pikën e skive në Nikolicë të Korçës. Ne do të rikthehemi sërish këtu për të prezantuar një projekt që do të jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri. Ne e kemi lidhur gjithmonë turizmin me detin, por kemi një turizëm malor të paeksploruar. Kjo gjë do të sjellë shumë më tepër punë, shumë më tepër reputacion dhe shtrirje të infrastrukturës së mikpritjes shumë përtej pikave që kemi sot,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Rama: Kompania arabe do ndërtojë resortin e skive në Korçë! Opozita, një sallatë ruse që vjen era qepë e raki me një lider që s’i duhet dreqit, do dalim nga errësia e Covid-19 kur të tjerët përpërliten (Krahasimi me rajonin dhe kunja për Salianjin)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 5 Prill 2021, 13:20

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve dhe punonjë...