Politike

Rama nuk kursen as Salianjin: Kishim atë të kërnackave, ishte yll, por me këtë çfarë do bëni? Do hapni kompani videosh e

5 Prill 2021, 16:12 Nga DOSJA
Rama nuk kursen as Salianjin: Kishim atë të kërnackave, ishte

KORÇË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer as Ervin Salianjin, në momentin që ka sulmuar Opozitën. I pranishëm në KorçË, Rama tha se ishte mirë ai i kërnackave më herët, por tashmë ka ardhur ky i Babales, referuar çështjes ku u përfshi Salianji.

Kryeministri Rama tha se nuk e di as vetë se çfarë do të bëjnë me një si Salianji aty, ndodshta do të hapin një kompani videosh e përgjimesh.


“Kishim atë të kërnackave këtu, ishte yll fare. Tani kanë sjellë atë të Babales. Çfarë do bëni këtu, do hapni ndonjë kompani videosh, do manipuloni përgjime? E? Se thoni ju që mos u merr me ta, ku e ke programin. Program ynë nuk është tu themi njerëzve të dëgjojnë çfarë duan ata të dëgjojnë. Çfarë je ti, punëtor, do rrisim pagat. Çfarë je ti, pensionist, do rrisim pensione. Kjo bëhet vetëm me sapun, ta hajë kush ta hajë.,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama: Kompania arabe do ndërtojë resortin e skive në Korçë! Opozita, një sallatë ruse që vjen era qepë e raki me një lider që s’i duhet dreqit, do dalim nga errësia e Covid-19 kur të tjerët përpërliten (Krahasimi me rajonin dhe kunja për Salianjin)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll