Aktualitet

Mjeti i ekzekutorëve të Pllanajt kishte targa italiane, brenda u gjetën dy armët e krimit

4 Prill 2021, 20:50 Nga DOSJA
Mjeti i ekzekutorëve të Pllanajt kishte targa italiane, brenda u

SHKODËR– Makina e autorëve të vrasjes së Bardhok Pllanajt kishte targa italiane. Dosja.al ka mësuar se mjeti është gjetur në flakë nga policia, vetëm pak metra larg vendit ku dhe ndodhi krimi. Brenda mjetit janë gjetur dhe dy armë zjarri, një prej tyre kallashnikov.

Të dyja armët mendohet të jenë përdorur në ekzekutimin e ‘Kumbarit’ të Shkodrës. Pllanaj u ekzekutua mbrëmjen e sotme në lagjen “Dobraç”. Autorët e ndoqën për 150 metra dhe më pas e qëlluan me breshëri plumbash. Në ecje të lirë, mjeti i Pllanajt u përplas me murin e një biznesi.

FNSH dhe policia kanë rrethuar zonën, ndërkohë që ende nuk ka një të arrestuar për këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2021, 20:11

Ahmetaj: Në maj Shqipëria hapet totalisht

TIRANË- Një prej sektorëve më të prekur nga pandemia Covid-19 është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pezulluara të gjitha aktivitete...