Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj efektivit Pjetri, si u ekzekutua “Kumbari” teksa udhëtonte lirshëm me makin

4 Prill 2021, 20:09 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj efektivit Pjetri, si

SHKODËR– Bardhok Pllanaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për atentatin ndaj efektivit të Shqiponjave Albert Pjetri, u ekzekutua teksa ndodhej në makinë.

Edhe pse kërkohej në të gjithë Shqipërinë, Pllanaj, ndoshta si zakonisht, kishte marrë makinën dhe lëvizte në lagjen ‘Dobraç” të qytetit ku banonte. Kjo ka demonstruar edhe njëherë tjetër, se si ‘kokat e krimit’ kalojnë ‘poshtë hundës’ së efektivëve pa u ndjerë aspak të kërcënuar nga prangat.

Por, pa kaluar lagjen e tij, ‘Kumbarit’ iu bë pritë dhe u ekzekutua. Autorët, pak metra larg vendit të krimit dogjën mjetin dhe u larguan në drejtim të paditur. FNSH dhe policia kanë rrethuar zonën, ndërkohë që ende nuk ka një të arrestuar për këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll