Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 7 mijë e 386 qytetarë

4 Prill 2021, 18:37 Nga DOSJA
Manastirliu publikon shifrat: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se sot janë kryer 7.386 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 192 882 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Shqipëria është sot në ditën e 8 të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik Vdhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu nis vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll