Aktualitet

Dalin pamjet nga vendi ku u vra “Kumbari”, dëgjohen ulërimat e një gruaje

4 Prill 2021, 20:27 Nga DOSJA
Dalin pamjet nga vendi ku u vra “Kumbari”, dëgjohen

SHKODËR– Videoja që po shikoni vjen nga lagjia ‘Dobraç’ e Shkodrës, aty ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Bardhok Pllanaj. Vendi është rrethuar totalisht nga forca të shumta policie si dhe grupi hetimor që po inspekton vendin e krimit.

Ndërkohë, në sfond, dëgjohet dhe zëri i një gruaje që po ulëret nga dhimbja, e cila mendohet se mund të jetë ndonjë familjare e Pllanajt.

Autorët, ende të paidentifikuar, e kanë vëzhguar Pllanajn në momentin që ka dalë nga shtëpia dhe e kanë ndjekur për rreth 150 metra. Ende pa kaluar lagjen ‘Dobraç”, ku dhe Pllanaj jetonte, ekzekutorët i kanë zënë pritë dhe e kanë lënë të vdekur me breshëri plumbash.

Pak metra larg vendit të krimit, autorët dogjën mjetin dhe u larguan në drejtim të paditur. FNSH dhe policia kanë rrethuar zonën, ndërkohë që ende nuk ka një të arrestuar për këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2021, 20:11

Ahmetaj: Në maj Shqipëria hapet totalisht

TIRANË- Një prej sektorëve më të prekur nga pandemia Covid-19 është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pezulluara të gjitha aktivitete...