Aktualitet

Nuk ndaloi pas vrasjes, ‘Range Rover’-i Bardhok Pllanajt u përplas me murin e një biznesi, rruga e mbushur me gëzhoja

4 Prill 2021, 20:38 Nga DOSJA
Nuk ndaloi pas vrasjes, ‘Range Rover’-i Bardhok Pllanajt u

SHKODËR– Makina e Bardhok Pllanajt nuk ka ndaluar së ecuri edhe pas ekzekutimit të tij. Dosja.al mëson se ‘Range Riveri”, Brenda të cilit ndodhej Pllanaj, ka ecur në gjendje të lirë edhe pas qëllimit me breshëri kallashnikovi.

Për pasojë, mjeti është përplasur me murin anësor të një biznesi. Nga ana tjetër, siç shihet edhe në foto, në rrugën Shkodër-Koplik në fshatin Dobraç, janë gjetur edhe gëzhojat e kallashnikovit që i morën jetën Bardhok Pllanajt.

Pllanaj u ekzekutua mbrëmjen e sotme në lagjen “Dobraç”. Pak metra larg vendit të krimit, autorët dogjën mjetin dhe u larguan në drejtim të paditur. FNSH dhe policia kanë rrethuar zonën, ndërkohë që ende nuk ka një të arrestuar për këtë ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2021, 20:11

Ahmetaj: Në maj Shqipëria hapet totalisht

TIRANË- Një prej sektorëve më të prekur nga pandemia Covid-19 është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pezulluara të gjitha aktivitete...