Aktualitet

I përfshirë në ciklonin politik! Kush ishte Bardhok Pllanaj, “Kumbari” që u fsheh në makinën e ish-deputetit Frroku dh

4 Prill 2021, 19:58 Nga DOSJA
I përfshirë në ciklonin politik! Kush ishte Bardhok Pllanaj,

SHKODËR– Bardhok Pllanaj, i pagëzuar me nofkën “Kumbari” i Shkodrës që gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç të qytetit Verior, ishte një nga emrat më të komentuar të botës së krimit. Për herë të fundit, emri i Pllanajt qarkulloi në media pas atentatit policit të Shqiponjave në Shkodër, Albert Pjetri, lokali i të cilit u terrorizua me bredhëri plumbash.

Dëshmia e Pjetrit në komisariat, zbuloi konfliktin e lindur me të fortin e Shkodrës, vetëm pak netë para atentatit. Albert Pjetri, nuk do ishte terrorizuar familjarisht mbrëmjen e 22 dhjetorit, ndërsa disa netë më parë nuk do të kishte ndaluar “njeriun e gabuar”. Një natë, efektivi i kishte bërë shenjë Pllanajt për të ndaluar, por ky i fundit kishte bërë rezistencë. Policia e ndoqi më pas dhe e ndaloi për ta shoqruar në komisariat ku dhe iu bë sekuestrimi i mjetit. Por, “kumbari nuk e fali” uljen e autoritetit.

Ditë më vonë, Bardhok Pllanaj mblodhi grupin e tij dhe bashkë me Rivaldo Pllanaj, Orlando Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj dhe organizuan sulmin me armë zjarri në lokalin që menaxhohej nga vëllezërit e Albert Pjetrit. Natën e 22 dhjetorit, ata mbërritën pranë lokalit dhe terrorizuan vendin me armë zjarri.

Të lënduar nuk pati, por vëllezërit e morën mesazhin: Asnjë gërricje me Kumbarin! Të katër autorët u shpallën në kërkim më vonë, por s’u arrestuan asnjëherë.

4 vite më parë Planaj ka qenë edhe në ‘qendër të ciklonit’ politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”. Bardhok Planaj u arrestua më 4 dhjetor të 2018-ës për t’u liruar më pas nga Gjykata me arsyetimin se kishte probleme me zemrën. Pllanaj u lirua me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, masë të cilën e theu pasi u kap në Lushnje. 

Gjykata e Shkodrës vendosi gjithashtu edhe sekuestrimin e pasurisë së tij pasi e akuzoi atë për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës. Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Më 10 shkurt të vitit të shkuar, në derën e Pllanajt trokiti dhe Operacioni Forca e Ligjit. Pllanaj, edhe pse ishte në burg, do të duhet të jepte sqarime për mënyrën sesi e kishte vendosur pasurinë e tij edhe pse ajo iu sekuestruar.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll