Aktualitet

Tronditet Shkodra, ekzekutohet me 40 plumba “kumbari” Bardhok Pllanaj, i “forti” i qytetit i bëri atentat policit të S

4 Prill 2021, 19:23 Nga DOSJA
Tronditet Shkodra, ekzekutohet me 40 plumba “kumbari” Bardhok

SHKODËR– Bardhok Pllanaj, 46 vjeç, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kumbari” është ekzekutuar më 40 plumba kallashnikovi mbrëmjen e sotme. Edhe pse i shpallur në kërkim nga policia për atentatin ndaj efektivit të ‘Shqiponjave’, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur vetëm katër muaj më parë, Pllanaj qarkullonte lirshëm me mjetin e tij.

Dhe mbrëmjen e sotme, ashtu si ndoshta shumë herë, 46-vjeçari po udhëtonte me ‘Range Rover”, dhe teksa kthehej në shtëpinë e tij, në fshatin Shtoj i Ri, në komunën Rrethinat, kaloi përmes lagjes ‘Dobraç’ të Shkodrës, pa e ditur që dikush e ndiqte prej 150 metrash.

Ende pa kaluar lagjen, një mjet “Wolkswagen Passat” me targa italiane, i preu rrugën “Kumbarit” dhe zbrazi 40 plumba kallshnikovi mbi të. Ndërkohë që Pllanaj ndërroi jetë, makina e pa komanduar vijoi të ecte edhe për disa metra në gjendje të lirë dhe u përplas me murin e një biznesi, aty ku dhe u gjet nga policia.

Ndërsa autorët, pak metra larg vendit ku kryen krimin, braktisën mjetin me targa italiane, bashkë me dy armë zjarri brenda tij, një prëj tyre, kallashnikov. Armët e zjarrit dhe makina janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekspertizë, pasi mendohet se pikërisht me ato armë është vrarë Pllanaj.

Vendi ku iu bë prita Pllanajt u rrethua shumë shpejt me shiritin e verdhë që lexon “Skenë krimi”, por ende pa kaluar shumë minuta, familjarët e ‘Kumbarit’ mbërritën në vendin e ngjarjes. Sapo konstatuan vdekjen e njeriut të tyre, ulërima grash dhe britma rrëqethëse pushtuan zonën. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e Policisë së Shkodrës ngritën pika kontrolli dhe u vunë në kërkim të autorëve. Pista kryesore që grupi hetimor ka mbi tavolinë është e shkuara e errët e Pllanajt, një prej personazheve më të komentuar të botës së krimit, që ka trazuar dhe ujërat e politikës.

Kush ishte Bardhok Pllanaj, ‘Kumbari’ i Shkodrës

Për herë të fundit, emri i Pllanajt, “Kumbarit” të Shkodrës, u përmend në media për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. 

4 vite më parë Planaj ka qenë edhe në ‘qendër të ciklonit’ politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Gjykata e Shkodrës vendosi gjithashtu edhe sekuestrimin e pasurisë së tij pasi e akuzoi atë për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës. Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Më 10 shkurt të vitit të shkuar, në derën e Pllanajt trokiti dhe Operacioni Forca e Ligjit. Pllanaj, edhe pse ishte në burg, do të duhet të jepte sqarime për mënyrën sesi e kishte vendosur pasurinë e tij edhe pse ajo iu sekuestruar.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj shkoder vrasje ne shkoder bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj shkoder vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll