Aktualitet

Qytetari ‘shpërthen’ keq përpara Klosit në Berat: Po na shembni në taksa, veç unë e di se ç’kam hequr. Ministri-ope

4 Prill 2021, 18:00 Nga DOSJA
Qytetari ‘shpërthen’ keq përpara Klosit në Berat: Po

DIMAL- Takimi me banorët e Bashksisë Dimal, Blendi Klosit nuk i shkoi aq mirë. Ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një bisedimi qw ka zhvilluar me banorë të bashkisë Dimal, teksa po u kërkonte që të votonin sërish Partinw Socialiste, u përball me një banor të zonës, i cili i kërkoi që të largoheshin nga pushteti.

Banori tha se qeveria Rama në 8 vite i ka mbushur vetëm me taksa. Ai tha se po paguajnë taksa për shërbime që nuk i kanë dhe se çmimi i ushqyesve dhe plehrave për tokën është rritur shumë.

“Ku i ke ti. Ku është kjo taksë e sheshtë, unë po paguaj taksa sa po shëmbem. Taksa për ujë, dritë, ku i keni dritat ju, apo quani shtyllat si drita, pa i shihni njëherë ku janë dritat, unë po i paguaj. Në po i paguajmë, vjen zonja e bashkisë dhe kërkon lekët, ‘dua lekët unë’, thotë ajo. Çkërkojë unë të paguaj lekë, unë skam fëmijë në shkollë, pse do paguaj lekë, si është muhabeti, ti ti futësh lekët në xhep, po thua për taksat e sheshta, ku janë taksat e sheshta, unë po shkoj te biznesi i plehur dhe po e marr 1 thes pleh 100 mijë lekë, un 100 mijë lekë dua 3 vjet vetë ti ha, dhe po ja hedh serës për 1 ditë. Si ka mundësi tani që ju unë po bëj këtë unë po bëjë atë, ju skeni bërë asnjë, 8 vjet, ca mandati i tretë kërkon më, lerja tjetërit, lerja tjetërit, lerja rinisë, ka të tjerë, ça kërkoni me, ju jeni të lodhur nuk jeni më për këtë punë, lërja rinisë, ka të rinj plotë. Ai që sdi gjë, ai që ka shkollën të shkojë atje, ti shkollën vërtet e ke bërë po e ke për veten nuk e ke për ne. Kaq kisha un faleminderit. Tani fol ti i nderuar.  Serat na u përmbytën unë e di seç kam hequr” tha banori.

“Avash se ka shumë rrëmujë,” tha Klosi dhe më pas i kërkoi llogari operaorit pse e xhiroi këtë skenë.

Hë more ç’a xhiron një orë, kaq gjatë?!” tha ai.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi zgjedhjet 25 prill 2021 blendi klosi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll