Politike

“Mos ik”/ Basha, mesazh të rinjve: E ardhmja është këtu, ndryshimi po vjen

4 Prill 2021, 20:19 Nga DOSJA
“Mos ik”/ Basha, mesazh të rinjve: E ardhmja është

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video ku u bën thrrje qytetarëve që të mos e braktisin vendin e tyre. Në video Basha është shprehur se ndryshimi po vjen dhe se pas 25 prillit do të sigurojnë punë dhe paga më të larta për të gjithë njerëzit.

“Prit pak! E di që gjendja e tanishme të bën të ikësh, ta kërkosh fatin tënd jashtë. Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen! Ne do ta vlerësojmë potencialin tënd duke të të siguruar punë dhe pagë më të mirë, duke anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Për këtë po punojmë tani, siç punuam që ti të lëvizësh i lirë, pa viza. Dhe rrugëtimi ynë drejt Europës do të ecë përpara me votën tënde për ndryshim,”- thotë Basha në video.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll