Politike

Vizita e Bashës tek Astiri, Rama: Po fle në këtë ditë shiu, e ka xhiruar kur kishte diell…ne vazhdojmë vaksinimin masiv

4 Prill 2021, 13:40 Nga DOSJA
Vizita e Bashës tek Astiri, Rama: Po fle në këtë ditë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe njëherë tjetër kreun e Opozitës, Lulzim Basha.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama ka publiuar një foto nga takimi i kryedemokratit Basha në Astir që u transmetua ditë ne sotme. Referuar kushteve atmosferike, Rama shkruan se në video duket me diell sepse e ka xhiruar në ditët më parë, dhe sot që po bie shi, Basha fle gjumë.

Ndërsa qeveria, sipas Ramës, vazhdon vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar luftën ndaj Covid-19.

“Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij. Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka. Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t’i mbetet humbësve të 25 prillit!”- shkruan Rama në statusin e tij.

Basha ishte sot në Astir ku takoi banorët e zonës, gjatë të cilit këta të fundit i kërkuan që të anulonte projektin për Unazën e Madhe.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha lulzim basha ne astir edi rama lulzim basha lulzim basha ne astir

Sondazh

Poll