Politike

Protestat/ Ministri gjerman mesazh opozitës: I shqetësuar nga dhuna, s’është e pranueshme

14 Maj 2019, 09:53 Nga DOSJA
Protestat/ Ministri gjerman mesazh opozitës: I shqetësuar nga dhuna,

GJERMANI– Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun gjerman, Michael Roth, me të cilin u diskutua për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave.

Gjatë takimit mes tyre, Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë.Ndërsa ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë në perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në Twitter pas takimit, ministri Roth është shprehur i shqetësuar lidhur me protestat e opozitës.

“Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit të opozitës.Një mesazh shumë i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme. Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështësim perspektivën europiane të Shqipërisë. Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna.”- shkruan ministri.

Protestat e opozitës nuk janë mbështetur nga ndërkombëtarët në Shqipërisë. Para çdo proteste ata kanë bërë thirrje për një tubim paqësor. Knut Fleckenstain dhe Eduard Kukan i dërguan një letër opozitës ku shkruan se ata do të ishin përgjegjës nëse Shqipëria nuk do të çelte negociatat me BE-në në qershor. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj takon roth gent cakaj hapja e negociata per shqiperine michael roth cakaj takon roth gent cakaj hapja e negociata per shqiperine michael roth

Sondazh

Poll