Politike

‘Na buçet na zgjon nga gjumi…’/ Tentoi t’i mësonte Kryemadhit vargjet e Fan Nolit, Spiropalit i dështon përpjekj

4 Prill 2021, 12:44 Nga DOSJA
‘Na buçet na zgjon nga gjumi…’/ Tentoi t’i

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali, duke dashur që ‘ti mësojë’ Monika Kryemadhit vargjet e Fan Nolit, është ngatërruar në një pjesë të tekstit. Teksa ndodhet në makinë, ajo reciton ‘na bucet na zgjon nga gjumi’. Mirëpo ky varg është: Më buçet, më zgjon nga gjumi’.

RECITIMI I SPIROPALIT:

Dhe një zë vëngon nga lumi, na bucet na zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se Luli lebetiet, se pëlcet kërcet furtuna, fryhet Vjosa derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet Sala dhe Liri, se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta  ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundarë dhe punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë. Selam nga Fan Noli.

E SAKTA:

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Recitimi i Spiropalit, vjen pas gafës që bëri ditën e djeshme Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa recitoi vargjet e njohura të Fan Nolit në poezinë ‘Anës lumenjve’, duke thënë se janë të Migjenit.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elisa spiropali zgjedhjet 25 prill 2021 elisa spiropali zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2021, 11:00

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi dhe një bisedë me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.Teksa ka qënë p...