Politike

Rama: Procesi i vaksinimit me ata do jetë një humbje! Do të kthehet në një zvarritje dhe procesi i rindërtimit, nuk do të

4 Prill 2021, 11:20 Nga DOSJA
Rama: Procesi i vaksinimit me ata do jetë një humbje! Do të

FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri, se procesi i rindërtimit dhe vaksinimit do të ishte një zvarritje nëse do ishte në dorën e Partisë Demokratike.

DEKLARATA:

Ne e kemi çliruar një pjesë të madhe nga plehrat. Do të shohim sesi i është vënë në punë impianti i madh i përpunimit të mbetjeve, por jo kudo çështja e plehrave është zgjidhur. Ne e kemi transformuar sistemin tonë shëndetësor spitalet tona, por për fat të keq në sistemin tonë shëndetësor nuk është një Tire që u kap por ka plot Tire që duhen nxjerrë jashtë sistemit. Ende nuk jemi në atë situatë ku njerëzit të jenë të qetësuar përfundimisht nga ato lajmë që nuk janë të mira.

Sot fëmijët kur shkojnë në maturë e kanë të qartë që në universitet do të hyjnë aty ku e meritojnë. Të ketë një universiteti të lidhur me spitalin. Të hapim një universitet mjekësie në Fier. Kjo bëhet duke vazhduar që të fitojmë betejën. Që armiku i padukshëm të jetë zhdukur. Kush do ti bëjë këto, kush do të vazhdojë ta vaksinojë popullin shqiptar. Kush mendoni ju se do të sigurojë vaksina, ata? Ai që u bën thirrje nga gropa dixhitale. Harrojeni me ata edhe procesi i vaksinimit, që është tashmë i fituar, do jetë një humbje! Ata do të kthejnë në shtëpi njerëzit pas tërmetit! Do të kthehet në një zvarritje, procesi i rindërtimit, dhe nuk do të përfundojë. Me ata sezoni turistik do të dështojë. Nuk do të ndodhë, ky mesazh i imi është për ata shqiptarë që akoma u shkojnë nga mbrapa. Për ata që për inat të vjehrrës do të flenë më mullixhiun.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2021, 11:00

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi dhe një bisedë me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.Teksa ka qënë p...

Politike 4 Prill 2021, 09:46

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi një takim me pronarët e bizneseve të vogla. Gjatë fjalës së tij, Rama...