Politike

“LSI-ja funksionon si qelizat e kancerit”/ Rama nga Fieri: Më mirë merrem me Zahon sesa me Sali mavrinë

4 Prill 2021, 11:46 Nga DOSJA
“LSI-ja funksionon si qelizat e kancerit”/ Rama nga Fieri: Më

FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se LSI-ja nuk mban përgjegjësi për reformat. Rama i krahasoi me qelizat e kancerit duke thënë se rritja e tyre bëhet në mënyrë të pakontrollueshme e se duhet bërë asgjesim për ti larguar. Ndërkohë ai u shpreh se nëse do ishte për të do merrej me djalin e vogël, Zahon sesa me Berishën.

DEKLARATA:

Sot ne kemi një urgjencë kombëtare që shkon në të gjithë Shqipërinë. Ju duket çudi që të fillojnë të shtyhen përsëri ambulancat me krahë? Ju duket çudi të fillojnë të shtyhen makinat e policisë përsëri? Apo të shihni policët që hanë fara në rrugë? Ju duket çudi që të fillojë përsëri rekrutimi i infermierëve që nuk dinë të bëjnë gjilpëra por vetëm të ngulin gozhda. Luli dhe PD-ja nuk janë të lirë. Ata janë të lidhur nga Ilir dhe Monika. Për të kaluar një reformë këtej, duhet të jepnim 10 vende pune andej. Ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për reformat. Ata funksionojnë si qelizat e kancerit. Rritja dhe shpeshtimet e qelizave të kancerit njihen për rritje të pakontrollueshme, që në fund bëjnë asgjesim e të gjithë trupit. Nëse do ishte për mua, ju siguroj që po të mos bindja absolute që ky është moment kyç për të ardhmen, do merresha me Zahon. Një milion e më shumë herë më e denjë sesa Luli, Iliri, Monika dhe Sali mavria. Akoma Shqipëria merret me Saliun.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2021, 11:00

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi dhe një bisedë me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.Teksa ka qënë p...