Politike

4 Prill 2021, 11:00 Nga DOSJA

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi dhe një bisedë me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.

Teksa ka qënë përballë qytetarëve ai bëri të ditur se me 25 prill do të jetë fundi i luftës. Ai zbuloi se takimi u zhvillua gjysëm ore me vonesë pasi iu desh të largonin disa persona për të mos krijuar një turmë të madhe njerëzish. Frika e tij e vetme nga mitingu i PD është vetëm shëndeti i qytetarëve. Këshu u shpreh Rama duke shtuar më pas se në mesin e tyre ka pasur persona të infektuar, duke thënë se disa kanë qënë dhe prirës të mitingjeve.

Rama tha se Lulzim Basha është vetëm një kukull, e se sillet sikur takimet e tij elektorale janë si dasma. Për presidentin Meta, ai tha se është babai i Gjinos te filmi shqiptar, ndërkohë që shtoi se ‘gjuan me gurë’. Kreu i qeverisë tha se procesi i rindërtimit dhe vaksinimit do të ishte një zvarritje nëse do ishte në dorën e Partisë Demokratike.

Për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Rama tha se ka qënë SHBA-ja ajo e cila e ka bërë të mundur dhe jo Partia Demokratike apo Lulzim Basha.

LSI-në, Rama e krahasoi me qelizat e kancerit duke thënë se rritja e tyre bëhet në mënyrë të pakontrollueshme e se duhet bërë asgjesim për ti larguar. Ndërkohë ai u shpreh se nëse do ishte për të do merrej me djalin e vogël, Zahon sesa me Berishën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2021, 09:46

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi një takim me pronarët e bizneseve të vogla. Gjatë fjalës së tij, Rama...