Politike

‘Këtë muaj mos harroni të kurseni!’/ Fletë-Gjoba që po shpërndahet në Tiranë: Falë Edi Ramës do t’i paguajmë Fr

4 Prill 2021, 10:12 Nga DOSJA

TIRANË– Në Tiranë është shpërndarë një fletë-gjobë e cila shkruan: “Këtë muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës do t’i paguajmë Francesco Becchetti-t 110 milionë euro.”

Kjo fletë-gjobë vjen pasi Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti i cili kërkoi dëmshpërblimin për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Sipas vendimittë marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën dhe sapo shuma totale të jetë mbledhur për të paguar dëmin, atëherë edhe procedura e konfiskimeve do të përfundojë.

Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Bechetin për pastrim parash.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama flete-gjoba francesco becchetti edi rama flete-gjoba francesco becchetti

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2021, 09:46

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi një takim me pronarët e bizneseve të vogla. Gjatë fjalës së tij, Rama...