Politike

4 Prill 2021, 09:46 Nga DOSJA

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi një takim me pronarët e bizneseve të vogla. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ata nuk duhet që të paguajnë taksa dhe të lënë Lulzim Bashën që të flejë gjumë në kryeministri. Më pas, kreu i qeverisë tha se kushdo që ka inat atë osë Gramoz Ruçin mund të ndërrojë kanal në televizor.

DEKLARATA:

 Ne nuk e konceptojmë kështu botën, njerëzit nuk mund të lihen vetëm. Duhen mbështetur që të rriten. Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugëve, kështu është dhe biznesi i vogël. Është katastrofë që cilido që merret me një biznes të vogël të shkojë të votojë atë që do të bëjë taksën e sheshtë, 9% të paguash që ta cosh Lulin të flejë. Luli fle kudo që ta lesh, do të paguash taksë që ta lesh të flejë në kryeministri? Kjo është e pakonceptueshme, sado inat ta kesh Rucin dhe Ramën, kur vjen puna te xhepi yt fut dhe nxjerr fitimet e tua. Me Ramën dhe Rucin, ti e ke shumë të thjeshtë, ndërro kanal, shikoni Përputhen dhe shko atje po mos nxjerr lek nga xhepi kot që të mbash ata.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll