Politike

‘A ka mundësi një minutë…’/ Rama në qendrën e vaksinimit në Fier, nuk ndalon për të takuar të moshuarin, ia bën

4 Prill 2021, 09:27 Nga DOSJA

FIER– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Fier, në qendrën ku po vijon procesi i vaksinimit i të moshuarve. Së bashku me ministren Ogerta Manastirliun, ai pa nga afër procesin. Teksa ministrja po bënte të ditur se javën tjetër do të vijnë në vend vaksina nga Pfizer dhe Sinovac, një i moshuar kërkoi që të fliste me Ramën.

A ka mundësi një minutë...’- u dëgjua të bërtiste i moshuari. Mirëpo thirrja e tij nuk e ndaloi aspak Ramën, i cili ia bëri me dorë që të mos fliste më dhe të largohej. Ishte Gramoz Ruçi ai i cili ndaloi që të fliste me të.

BISEDA:

Manastirliu: Në Fier kemi kaluar në 16 mijë vaksinime. Kemi një përqëndrim te të sëmurët kronikë.

Rama: Përshëndetje, me shëndet!

Manastirliu: Janë mbi 125 të moshuar të vaksinuar, sot. Kemi bërë një distribusion të vaksinave. Pritet që javën që vjen të kemi vaksinat Pfizer, për të hapur fashën plus 65 ndoshta dhe plus 60 me të sëmurët kronikë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi rama ne fier edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi rama ne fier

Sondazh

Poll