Politike

Rama: Mandati i dytë, më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit! Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmë

4 Prill 2021, 09:59 Nga DOSJA
Rama: Mandati i dytë, më i jashtëzakonshmi në historinë

FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri, se mandati i dytë ka qënë më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit.

DEKLARATA:

Organizatorët u detyruan që të largojnë disa prej jush, jemi në një kohë ku duhet të bëjmë kujdes maksimal për shëndetin. Flitet sikur është një kohë normale. Ku secili do të marrë lugën me detin që do të bëhet kos. Mandati jonë i dytë një mandat i jashtëzakonshëm, më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, dhe do jetë edhe për shumë dekada të tjera. Në një mandat qeverisësh të kesh një tërmet që na ndodhi dhe një pandemi je në kushte kur je në luftë dhe duhet të mobilizosh të gjitha forcat për tu përballur. Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë, dhe duhet të kujdesemi me distancim. Me lehtësimin e sezonit turistik të gjithë sipërmarrësit të fillojnë të marrin frymë më thellë në këtë periudhë të vështirë. Biznesi i vogël sot e ka taksën 0 angazhimi ynë është shumë i qartë 0 do të mbetet deri në vitin 2029. Nëse në këtë dekadë i japim të gjithë lirinë që të veprojë do të kemi një hapësirë të punësimit dhe vetpunësimit. Jo vetëm taksa dhe TVSH do të mbeten 0, por procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt dhe nuk do të keni më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2021, 09:46

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi një takim me pronarët e bizneseve të vogla. Gjatë fjalës së tij, Rama...