Politike

Rama përballë biznesmenëve në Fier: Nuk do keni asnjë lloj kontakti fizik me shtetin!

4 Prill 2021, 09:50 Nga DOSJA
Rama përballë biznesmenëve në Fier: Nuk do keni asnjë

FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri se procesi i fiskalizimit po ecën me ritme të shpejta. Ai iu bëri të ditur pronarëve të bizneseve se nuk do të kenë asnjë lloj kontakti me shtetin pasi çdo gjë do të bëhet online.

DEKLARATA:

Procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt, ju nuk do të keni asnjë lloj kontakti fizik me shtetin. Nuk do keni asnjë inspektim që t’ju thotë nxirrni letrat. Në radhët e inspektorëve ka njerëz abuzues. Lidhja me anë të këtij fenomeni është që secili të bëjë punën e vet, dhe të mos ketë nëpër këmbë asnjë që nuk bën punën e tij. Puna juaj do të ndiqet nga një qendër elektronike. Një biznes që nuk deklaron, do të bëhen verifikime, nëse lidhet me një mbyllje apo për shkak riparimesh ose nëse është hile. Nuk do ketë asnjë kosto të lartë, do të shfrytëzohen kasat ekzistuese. Nuk ka asnjë lloj problemi për rritje kostoje. Mirëmbajtja e kasave ju kushton jo pak, kjo kosto do të ulet. Asnjë vend në Europë nuk ka taksë zero.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Prill 2021, 09:46

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku zhvilloi një takim me pronarët e bizneseve të vogla. Gjatë fjalës së tij, Rama...