Politike

Rama në Fier! Takimi me përfaqësues të biznesit të vogël, kryeministri: Tatim fitim dhe TVSH zero deri në 2029! Mos pagua

4 Prill 2021, 09:31 Nga DOSJA
Rama në Fier! Takimi me përfaqësues të biznesit të

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier, aty ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit te të moshuarit dhe te policët. Pas këtyre vëzhgimeve ai zhvilloi dhe një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël për të cilët bëri të ditur se janë përfitues së tatim fitimit zero dhe Tvsh zero deri në vitin 2029.

Rama tha se ata nuk duhet që të paguajnë taksa dhe të lënë Lulzim Bashën që të flejë gjumë në kryeministri. Më pas, kreu i qeverisë shtoi duke thënë se kushdo që ka inat atë osë Gramoz Ruçin mund të ndërrojë kanal në televizor.

Ai iu bëri të ditur pronarëve të bizneseve se nuk do të kenë asnjë lloj kontakti me shtetin pasi çdo gjë do të bëhet online. Kryeministri tha se mandati i dytë ka qënë më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, duke ju referuar tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë globale COVID.

Rama tha se nuk jemi në një kohë normale por jemi në një luftë, dhe në këtë luftë duhet të fitojmë betejat.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll