Politike

Shqipëria humbi 110 mln euro me Becchettin, Basha: Është lajm ndërkombëtar! Për faj të Ramës duhet të paguajmë

4 Prill 2021, 07:55 Nga DOSJA
Shqipëria humbi 110 mln euro me Becchettin, Basha: Është lajm

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas humbjes së gjyqit të qeverisë shqiptare ndaj biznesmenit Francesco Bechetti. Basha tha ditën e sotme para banorëve të Unazës së Re, se humbja e gjyqit është bërë tashmë lajm ndërkombëtar. Ndër të tjera, kryedemokrati tha se është faji i Edi Ramës që Shqipëria do paguajë 110 milionë euro.

Basha: Është lajm ndërkombëtar që për faj të Edi Ramës shteti shqiptar duhet të paguajë 110 milionë euro. Cdo ditë me të në pushtet na kushton para, vende pune, mirëqënie, e streson shqiptarin e thjeshtë, të djathtë apo të majtë. Ne do ti bëjmë detyrat tona pa zhurmë, pa teatër, detyrat do ti kryejmë pa qënë në Facebook, në televizon.

Sipas vendimittë marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit. Pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën dhe sapo shuma totale të jetë mbledhur për të paguar dëmin, atëherë edhe procedura e konfiskimeve do të përfundojë.

Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Bechetin për pastrim parash.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll