Aktualitet

Lubonja: Rama ka sëmundjen e narcizmit malinj, mendon se është superior mbi të tjerët

15 Shkurt 2019, 06:31 Nga DOSJA
Lubonja: Rama ka sëmundjen e narcizmit malinj, mendon se është

Mbrëmjen e djeshme analisti Fatos Lubonja në emisionin  “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit u shpreh se solidarizohet me deputetin Edi Paloka për ngjarjen që ndodhi dje në kuvend.  Lubonja tha se gjendja e Ramës është më e agravuar për shkak të sëmundjes së tij dhe mendimit se është superior ndaj gjithëkujt.

“Personi në fjalë, përveçse është përfaqësuesi i një kulture, se ne kemi kulturën e dhunës ndaj më të dobëtit, ka edhe sëmundjen e vet, që ja thellon këtë. Sëmundja është narcisismi malinj i Edi Ramës. Por, ka edhe delirin e omnipotencës, që mendon se është mbi ligjin dhe nuk ka respekt për tjetrin.

Ka edhe mungesën e empatisë. Këtyre ju duket se janë superior dhe të tjerët mund t’i instrumentalizojnë.

Si ka mundësi që ne shqipërët nxjerrim gjithmonë këta njerëz në krye? Si ka mundësi që gjithë ajo PS, zgjedh këtë njeri? Si ka mundësi që këta oligarkët duan këtë njeri dhe jo një shtet serioz? Këto lloj aventurierësh i prodhon kultura shqiptare. Ky i acaron njerëzit në mënyrën më të theksuar”. theksoi Lubonja.

Ditën e djeshme në Kuvend kryeministri Edi Rama ofendoi deputetin Edi Paloka për mënyrën e tij në të folur. Ky i fundit i hodhi kryeministrit një shiringë me bojë. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi paloka edi rama fatos lubonja kuvendi 14 shkurt 2019 edi paloka edi rama fatos lubonja kuvendi 14 shkurt 2019

Sondazh

Poll