Politike

Manastirliu: Sot janë kryer 13.010 doza anti-COVID! Në total 185.496 qytetarë të vaksinuar

3 Prill 2021, 20:51 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se sot janë kryer 13 010 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 185 496 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Shqipëria është sot në ditën e 7 të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik Vdhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll