Politike

HAP PAS HAPI: “Tutorial” si duhet votuar! Kandidati i LSI në Durrës i vë kryqin PD-së, mund të “digjet

3 Prill 2021, 20:23 Nga DOSJA

DURRËS– Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, Gazmir Tahiri ka bërë një “tutorial” sesi duhet të votohet më 25 prill. Në një fletëvotimi të improvizuar, ai ka sqaruar se duhet të vënë kryqin mbi numrin 9, krahas të cilit është vendosur dhe emri i tij, ndërsa kërkon kujdes të madh në një pikë të veçantë!

Duke vendosur një vizë të madhe mbi kandidatët e Partisë Demokratike, ai sqaron votuesit e tij potencialë se nëse zgjedhin emrin e tij por edhe PD-në, vullneti i tyre bëhet i pavlefshëm.

Mesa duket, Tahiri i ka vënë veshin të gjitha këshillave të kryetares Monika Kryemadhi, e cila iu drejtua mbështetësve se nuk u duhet as “Rilindja” dhe as PD-ja për të siguruar rezultat të kënaqshëm në zgjedhje. (Shiko këtu)

Pas “sinjalit”, kandidatët kanë nisur edhe edukimin e votuesëve. Presim që së shpejti e gjitha të ilustrohet me video…

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazmir tahiri zgjedhjet 25 prill 2021 gazmir tahiri zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll