Sport

Martini: “Teuta është e bindur te aftësitë e saj, por tani fillon vështirësia”

3 Prill 2021, 17:32 Nga DOSJA
Martini: “Teuta është e bindur te aftësitë e saj, por

DURRES – Teuta mposhti me rezultatin minimal 1-0 Laçin dhe u ngjit në krye të renditjes me 46 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia. Në intervistën pas ndeshjes për “Supersport” trajneri Edi Martini u shfaq mjaft i kënaqur si për fitoren, ashtu edhe për paraqitjen e të tijve.

Më në fund arritët të shihnit Teutën që donit, në sulm frontal gjatë gjithë lojës…
Po, është e vërtetë dhe komplimentoj lojtarët për atë që dhanë në fushën e lojës, duke interpretuar në mënyrë perfekte ndeshjen.

Çfarë ndryshuat sot?
Sot skuadra ishte shumë e qetë dhe e bindur në aftësitë e veta, ndaj ia dolëm të shpreheshim mjaft mirë dhe të merrnim fitoren. Mund të bëjmë edhe më mirë, pasi kemi mundësitë, por gjithsesi komplimentoj djemtë për paraqitjen.

Pas tre barazimeve radhazi, më në fund ngjiteni në vendin e parë…
Është e vërtetë, por mendoj se tani fillon vështirësia, pasi fillon faza më e nxehtë e kampionatit dhe na duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Duke nisur që nga sfidat me Apoloninë e Skënderbeun, duhet të marrim maksimumin, pasi tani fillon më e vështira.

Sot u pa një Teutë me shumë dëshirë për të fituar…
E kishim përgatitur mirë ndeshjen, duke mos i dhënë mundësi Laçit të bëjë lojën që dëshiron. Skuadra tregoi dëshirë dhe autoritet në fushë, pasi dukej e bindur për të arritur te fitorja.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport durrsaket edi martini laçi trajneri i teutes durrsaket edi martini laçi trajneri i teutes

Sondazh

Poll

Sport 3 Prill 2021, 15:06

McGrgor konfirmon ndeshjen e tretë me Poirer

IRLNDE – Boksieri irlandez Conor McGregor, kampion bote në dy divizioneve të peshave të ndryshme, u rikthye nga pensionimi në janar kur pësoi humbje tronditëse ...

Sport 3 Prill 2021, 14:51

Rikthehet Ndoj, i jep Brescias fitoren me dy gola

ITALI – Pas dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave të futbollit për 4 muaj, Emanuele Ndoj është kthyer më i fortë se kurrë dhe po jep një kontribut ...