Politike

Ambasadori britanik: Palët të bien dakord për fletën e votimit, të jetë e qartë partia dhe kandidati

3 Prill 2021, 19:18 Nga DOSJA
Ambasadori britanik: Palët të bien dakord për fletën e

TIRANË– Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të bien dakord për një format flete votimi.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Twitter, Norman shkruan se shqiptarët duhet të familjarizohen sa më shpejt me mënyrën sesi do të votojnë.

“E rëndësishme është që fletët e votimit të miratohen me dakordësi në kohë për t’u dhënë votuesve një shans të familjarizohen siç duhet përpara Ditës së Zgjedhjeve. Por ato gjithashtu duhet të jenë të qarta në mënyrë që një numër i votave të numërohet për partinë dhe kandidatin që votuesi kishte për qëllim,”- shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Important that ballot papers are agreed in time to give the voters a chance to familiarise themselves properly before Election Day. But they also must be clear so that a vote is counted for the party and candidate that the voter intended.

— Duncan Norman (@DNormanFCDO) April 3, 2021

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike duncan norman fleta e votimit zgjedhjet 25 prill 2021 duncan norman fleta e votimit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll