Politike

Rama në spitalin e Fierit, publikon pamjet nga brenda: Objektivi i ri? Të ndërtojmë dhe një në Shkodër, ja porosia e R

3 Prill 2021, 18:42 Nga DOSJA
Rama në spitalin e Fierit, publikon pamjet nga brenda: Objektivi i ri?

FIER– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në Spitalin Memorial Rajonal të Fierit ka zbuluar se qeveria po mendon që në zonë të sjellë një filial të një universiteti mjekësie të turqisë. Sipas Ramës, kjo është detyra për mandatin e tretë që i ka ngarkuar “shoku Gramoz”.

“Shoku Gramoz na ka dhënë një detyrë tjetër. Duhet të fillojmë përpjekjet për të sjellë në këtë zonë një filial turk të një universiteti ekselence mjekësie. Të jetë universitet që student vjen këtu dhe ka të gjitha mjetet e nevojshme dhe të marrë diplomën e atij universiteti. Kjo është detyra ime në fillim të mandatit të tretë,”- tha Rama.

Ndërsa në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka shtuar se një tjetër objektiv për t’u arritur ësgrë ndërtimi i një spitali të ngjashëm në Shkodër. 

“Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta. Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun,”- tha Rama.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll